Mejdini: Gratë e kthyera nga Siria do të përballen me drejtësinë

Nga A2 CNN
28 Tetor 2020, 19:49 | Aktualitet
Mejdini: Gratë e kthyera nga Siria do të përballen me

5 persona u kthyen nga kampi Al-Hawl në Siri, por shumë të tjerë refuzojnë të dalin apo të bashkëpunojnë për të çuar në përfundimin e operacionit të shpëtimi.

Ka ende shumë pikëpyetje se si do të vijojë, apo si do të përfundojë ky mision i autoriteteve shqiptare. Disa prej tyre janë të vendosur të mos dalin nga Al-Hawl, ka ende fëmijë jetim të mbetur atje, por nuk dimë ende se çfarë do të ndodhë me ata që janë kthyer apo që do të kthehen.

Ndërkohë, vërtetë rikthimi i tyrë është një proces mjaft i rëndësishëm, por sipas ligjit tonë personat që janë angazhuar në konflikte të armatosura terroriste dënohen. Si do të procesohet në këtë rast?

Gazetarja, Fatjona Mejdini sqaron se gratë do të përballen me drejtësinë dhe kjo është e pashmangshme.

“Fakti që këto gra do të përballen me drejtësinë, është i pashmangshëm. Kjo ka ndodhur në çdo vend ku ka pasur të riatdhesuar, edhe në Kosovë, por edhe në vende të tjera. Gratë kanë shkuar nga Shqipëria në moshë madhore, për këtë arsye ato mbajnë përgjegjësi penale. Do të zhvillohet një proces gjyqësor për secilën prej tyre dhe do të mundohen të mblidhen prova. Procesi i mbledhjes së provave është një proces i vështirë pasi janë ngjarje që kanë ndodhur në fushëbeteje lufte. Në të gjitha rastet e mëparshme me gra të cilat janë kthyer në Ballkan, ndonëse disa prej tyre mund të kishin një rol aktiv gjatë luftimeve, gjithmonë ishte kjo ideja që ne kemi qenë vetëm në shtëpi, nuk kemi pasur rol aktiv, nuk na është dhënë asnjë detyrë. Kur ndërkaq gratë, gjithashtu, kanë pasur role të njëjta me burrat. Kanë drejtuar ato që quheshin "policia e komunitetit", kanë shantazhuar gratë e tjera për t'u vendosur në linjën radikale të ekstremizmit e të gjitha me radhë.

Kështu që ky është një proces i vështirë me thënë të drejtën dhe këto gra duhet ta kalojnë këtë proces, që është shumë i domosdoshëm sepse asnjë shtet nuk mund të rrezikojë të mbajë njerëz të radikalizuar dhe aq më tepër që kanë kryer krime në një një vend të huaj, t'i ketë ata të lirë. Lajmi i mirë është që numri i grave shqiptare në kamp është i vogël, mendohet që janë dhe dhjetë gra të mbetura në kampe. Pjesa më e madhe janë fëmijë, dhe me ata duhet të punohet me procesin e rehabilitimit dhe riintegrimit në jetën normale, fillimit të shkollës dhe të gjitha proceseve. Ka komplikacione ligjore sa iu takon çështjes së grave dhe do jetë interesante të shohim si do shkojë, si do të shpalosen proceset e tyre ligjore dhe çfarë do të nxjerrin”, u shpreh Mejdini për A2. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos