Dilemat e tregtisë Shqipëri-Kosovë, Xhafaj: Qeveritë mund të kenë vullnet, por në fund është sipërmarrja që vendos

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2021, 21:37 | Ekonomi
Dilemat e tregtisë Shqipëri-Kosovë, Xhafaj: Qeveritë mund

Pse ka nivele kaq të ulta midis Shqipërisë dhe Kosovës, edhe pse janë dy vende me gjuhë dhe traditë të përbashkët, dhe afër me njëra-tjetrën?

Sipas deputetit të PS-së, Etjen Xhafaj, ndërkohë edhe sekretar i Komisionit të Politikës së Jashtme, thotë se “ka një arsyeje politike, sepse për shumë kohë kemi qenë të të izoluar nga njeri-tjetri, kështu që marrëdhëniet tregtare, lidhet mes sipërmarrësve kanë qenë komplekse, dhe sot pavarësisht që kemi rritje eksponeciale kemi shumë për të mbuluar. Më  pas ka të bëj me bazën e prodhimtarisë,  kompleksitetin e gamës së prodhimeve në Shqipëri dhe Kosovë nuk është ai i duhuri. Nuk duhet harruar se historikisht kemi qenë të lidhur me shtete të ndryshme për sa i përket importimin e lëndëve të importit, kjo e bën të vështirë të ndodhë zëvendësimi i produkteve prezentë historikisht në ato tregje, sepse ka një besueshmëri të lidhur me produkte të caktuara”, thotë ai , i ftuar në A2 Business.  

https://a2news.com/2021/12/01/eksperti-radhit-arsyet-pse-shkembimet-tregtare-kosove-shqiperi-nuk-jane-ne-nivelin-e-duhur/

Xhafaj bën një shembull më konkret. “E dini që 85% e produkteve qe importohen nga Kosova vijnë nga Serbia? Ne jemi përpjekur të konkurrojmë me të gjitha mundësitë, nga 2014 me anë të mbledhjes së qeverive dhe sekretariateve kanë rënë pjesë e madhe të barrierave doganore, tarifore dhe qoftë fiskale, dhe përsëri nuk ka ndodhur”, edhe pse specifikon se “nuk mund të thuhet se nuk ka avancim, 2.6 herë në 10 vite, në kushte të vështira duke patur parasysh edhe pandeminë”.

“Në fund të ditës qeveritë mund të kenë vullnet, por ka parakushte, në vend të parë një stabilitet politik, dhe e dimë sa herë ka ndërruar qeveria në Kosovë, pastaj është fakti që pavarësisht vullnetit të politikës, Është sipërmarrja ajo që vendos, në bazë të tregtisë së lirë” .

https://a2news.com/2021/12/01/biznesi-nuk-synon-tregun-e-kosoves-shkodra-te-bashkohemi-per-te-kapur-tregje-te-tjera/

Sipas tij, “fillimisht duhet të ulen kostot e prodhimtarisë dhe të zgjerojmë gamën e produkteve, sepse sidomos me produktet ushqimore njerëzit janë mësuar me marka të huaja”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos