
Rezerva hidrike mbetet në “mëshirë” të faktorëve atmosferikë, çmimet në bursa kanë prekur rekorde të pashkelura më parë, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike është i zhytur në humbje ndërsa Buxheti i Shtetit nuk dihet edhe sa mund të durojë.
Kështu mund të përmblidhet situata në prag të atij që cilësohet si dimri më i ashpër i dekadave të fundit.
Në këto kushte, që mina me sahat e energjisë të mos plasë thonë ekspertë të fushës, Shqipëria duhet të nxisë një fushatë intensive kursimi e cila të përfshijë qytetarët, bizneset e institucionet; entet publike të shlyejnë detyrimet ndaj OSHEE; qeveria të shtojë financimet e të punohet për uljen e humbjeve në rrjet e mbi të gjitha të punohet fort e me shpejtësi për të diversifikuar burimet.
Po çfarë i pret qytetarët shqiptarë këtë dimër që mund të zgjasë më tepër se të shkuarit.
Përjashtim nuk bën as skenari për energji me kufizim.
Referuar bursës së Hungarisë, të martën një megavat-orë energji u tregtua për gati 749 euro, niveli i ngjashëm me atë të ditëve pas mësymjes ruse në Ukrainë. (A2 Televizion)