Bursa e energjisë, shtyhet licencimi, rrezikohet “nëntori” si afat për funksionimin e saj

Nga A2 CNN
28 Gusht 2022, 12:43 | Ekonomi
Bursa e energjisë, shtyhet licencimi, rrezikohet “nëntori”

Enti Rregullator i Energjisë ka shtyrë për herë të dytë licencimin e Bursës Shqiptare, në një kohë që çmimet e energjisë në tregje kanë prekur nivele rekord.

Shkak i mos-përmbylljes së procedurës është bërë mungesa e  dokumenteve të nevojshme, sikurse është Rregullorja e Transparencës dhe Kodi i Etikës.

Vënia në punë e bursës pritet të realizohet në nëntor, por licencimi në veprimtarinë e operimit të tregut të energjisë elektrike është një parakusht ende i pa-përmbushur që mund të ndikojë në shtyrjen e afateve. Ndërkohë, për shkak edhe të mungesës së bursës Shqipëria po paguan çmime të kripura për energjinë e nevojshme.

Nisur nga janari i vitit të ardhëm, pritet që të nisë tregtimi në bursë i energjisë për tregun e Kosovës, e njëkohësish të ndodhë bashkimi me Shqipërinë.

Ngritja e bursës së energjisë nënkupton grupimin e prodhuesve të energjisë elektrike, çka do të rrisë konkurrencën si dhe vlerësohet se do të lehtësojë blerjen e energjisë nga të gjithë bizneset e liberalizuar që sigurojnë vetë sasinë e nevojshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos