Tkurret sërish volumi i transportit të mallrave, efekt negativ te konsumi

Nga A2 CNN
30 Gusht 2022, 13:56 | Ekonomi
Tkurret sërish volumi i transportit të mallrave, efekt negativ te

Volumet e transportit të mallrave kanë pësuar sërish rënie. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, gjatë muajit korrik, volumi i mallrave të ngarkuara dhe të shkarkuara në porte ishte 334.5 mijë tonë, duke shënuar një rënie prej 28% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Ndërsa për periudhën 7-mujore, volumet totale të mallrave të përpunuara në portet e vendit rezultojnë në rënie me 14%.

Shifrat e mësipërme tregojnë se po importohet më pak, çka tregon edhe për një tkurrje të ndjeshme të konsumit, që po ndodh për shkak të krizës së çmimeve. Shtrenjtimi i mallrave dhe produkteve ka bërë që shumë familje të reduktojnë shpenzimet dhe të përqendrohen vetëm te baziket, siç është ushqimi.

Tkurrja e konsumit është një lajm i keq për ekonominë, pasi do të thotë një burim më pak për rritjen ekonomike, aq shumë të nevojshme në këtë periudhë pasigurish të shtuara (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos