''Dimër i zgjatur", Kukësi pushtohet sërish nga dëbora dhe erëra të forta

Nga A2 CNN
7 Prill 2021, 10:42 | Aktualitet
''Dimër i zgjatur", Kukësi pushtohet sërish nga

Megjithëse jemi në muajin e dytë të pranverës reshjet e borës vijojnë të jenë prezente në zonën verilindore. Pranvera duket se nuk guxon të vijë në Kukës, pasi mëngjesin e sotëm debora ka shtruar sërish petkun e saj të bardhë.

Reshjet e borës janë shoqëruar me temperatura të ulëta dhe erëra të forta. Borë ka rënë edhe në zonat e thella malore të cilat janë nën pushtetin e saj prej ditësh, që pas reshjeve që ranë tri ditë më parë.

 Reshjet e borës në këtë stinës përveç problemeve në qarkullimin normal të mjeteve, sjellin dëme në bujqësi dhe pemtari. Për shkak të situatës me reshje deri më tani nuk raportohen problematika të qarkullimit apo furnizimit me energji elektrike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos