
Korça është “pushtuar” nga bora në muajin e dytë të pranverës. Reshjet e dendura vijojnë ende, por me intensitet të ulët.
Tashësia varion nga 5 cm në zonat fushore deri në 15 cm në pjesët malore si në rrugën e Dardhës.
Sipas të dhënave, dëbora nuk ka shkaktuar probleme me lëvizjen e automjeteve në të gjitha akset nacionale, ku po punohet me mjete borëpastruese për mirëmbajtje dimërore, pastrime e kriposje.
Ndërkohë që raportohet se në disa fshatra ka pasur edhe shkëputje të energjisë elektrike. (A2 Televizion)