Dimri i ashpër po vjen, veç armëve, Klitschko i kërkon Perëndimit batanije

Nga A2 CNN
29 Tetor 2022, 10:27 | Bota
Dimri i ashpër po vjen, veç armëve, Klitschko i kërkon

Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, i ka lënë në “plan të dytë” armët e municionet dhe i ka bërë thirrje Perëndimit që të dërgojë batanije dhe gjeneratorë në Ukrainë në prag të dimrit të ashpër.

51-vjeçari u shpreh se Ukraina është duke u përballur me një situatë kritike pasi Rusia ka bombarduar termocentralet. Në Kiev, ai tha se rrjeti energjetik është në emergjencë dhe i ftohti ende nuk ka ardhur. Ai theksoi se ka arritur të sigurojë disa gjeneratorë, por që janë të pamjaftueshëm, teksa frika është në rritje për shkak se sulmet vijojnë ndërsa moti bëhet edhe më i ftohtë.

“Për shkak të mungesës së konsiderueshme të energjisë elektrike, deri në 50%, sistemi i furnizimit me energji elektrike të kryeqytetit po funksionon në gjendje emergjente”, tha Klitschko në Telegram. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos