I hyri në shtëpi me dhunë, grabitësi rreh burrin e Nancy Pelosit

Nga A2 CNN
28 Tetor 2022, 18:27 | Bota
I hyri në shtëpi me dhunë, grabitësi rreh burrin e Nancy

Një person ka hyrë me dhunë në banesën e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosi në Kaliforni dhe ka dhunuar bashkëshortin e saj.

Aktualisht, 82-vjeçari Paul Pelosi është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që autori i ngjarjes është ndaluar, por nuk ka dhënë motivet për arsyet e kësaj dhune.

Në momentin kur ndodhi ngjarja, zyrtarja e lartë, Nancy Pelosi nuk ndodhej në banesë.

Sipas disa dëshmive, autori kishte pikërisht banesën e Pelosit si objektiv. Ai përdori një çekiç për të thyer derën, por nuk dihet nëse e përdori atë dhe kundër bashkëshortit të shefes së Dhomës së Përfaqësuesve.

Nancy Pelosi është një ndër politikanet më me influencë në Shtetet e Bashkuara. Ajo u zgjodh për një mandat të katërt si Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve në vitin 2021. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos