
Mjekët presin një dimër të vështirë për shkak të qarkullimit të koronavirusit dhe gripit të stinës njëherësh. Për të ulur rrezikun për shëndetin e popullatës në qendrat shëndetësore, po aplikohet doza përforcuese anti-Covid.
Personat mbi 60 vjeç të cilët kanë mbi 6 muaj nga marrja e vaksinës, njoftohen nga mjeku i familjes për dozën e tretë. Krahas fushatës së imunizimit ndaj koronavirusit, në qendrat shëndetësore po kryhet edhe vaksina e gripit.
Ky injeksion rekomandohet tek të moshuarit, te sëmurët kronikë. Por a duhet të ketë distancë kohore mes vaksinës së gripit dhe asaj anti-Covid?
Nëse të moshuarit janë më të interesuar edhe për dozën përforcuese e kundërta po ndodh me të rinjtë që refuzojnë të marrin vaksinën anti-Covid.
Hezitues janë edhe prindërit të cilët deri tani nuk kanë aprovuar kryerjen e vaksinës anti-Covid tek fëmijët e tyre mbi 12 dhe mbi 16-vjeç. Ndërkohë në rang vendi mbulesa vaksinale vijon të jetë e ulët 40% me një dozë dhe 33% me dy dozat. (A2 Televizion)