Ndonëse jemi në mes të muajit mars, dimri nuk ka përfunduar akoma dhe kjo gjë duke më qartë se kurrë në qarkun e Korçës.
Në qytet, gjatë ditës së sotme, janë regjistruar reshje shiu dhe dëbore ndërsa në fshatin turistik të Dardhës bora është ende prezente duke shënuar një trashësi prej 10 cm nga kilometri 7 deri në km 14.
Zonat më të përfshira nga dëbora, sipas zyrtarëve të autoritetit lokal të rrugëve nacionale, janë Dardha dhe Devolli, ndërsa më pak të përfshira zona e qafës së Qarrit dhe Voskopoja.
Aktualisht të gjitha rrugët janë të kalueshme, por autoritetet bëjnë me dije se reshjet do të jenë prezente në juglindje edhe gjatë 3 ditëve në vijim. Sakaq sektori i qarkullimit rrugor iu bën thirrje drejtuesve të mjeteve për kujdes maksimal. (A2 Televizion)