Dinamo dhe Laçi ndajnë nga një pikë

Nga A2 CNN
17 Shtator 2021, 22:17 | Futboll
Dinamo dhe Laçi ndajnë nga një pikë

Dinamo dhe Laçi ndanë nga një pikë në javën e dytë të Superiores, duke barazuar 1-1 në “Elbasan Arena”.

Në minutën e 53-të erdhi goli që zhbllokoi takimin. Një krosim i Isaevskit nga krahu i majtë, u devijua gabimisht nga mesfushori i kurbinasve, Julian Shehu, që dërgoi topin në cepin e portë së mbrojtur nga Sherri dhe u dha avantazhin kryeqytetasve.

Goli i barazimit për Laçin erdhi vetëm në minutën e fundit. Mbrojtësi Roganoviç lëshoi një goditje mjaft të bukur nga distanca dhe dërgoi sferën në rrjetën e portës së Harizajt.

Kështu, kurbinasit marrin pikën e parë të sezonit dhe Dinamo ngjitet përkohësisht në krye me katër pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos