
Liverpool-Chelsea është finalja e Kupës së Ligës. Të kuqtë mposhtën 2-0 Arsenalin, në duelin e kthimit, pasi ndeshja e parë kishte përfunduar pa gola, kështu që çdo gjë u vendos në Londër.
Protagonist absolut ishte Diogo Jota, i cili shënoi nga një gol për secilën pjesë loje.
Në fund, gjërat për Arsenalin u vështirësuan dhe më shumë, pasi mbeti me 10 lojtarë pas dy kartonëve të verdhë të Thomas Partey. (A2 Televizion)