Tirana nis spastrimet, largohet sulmuesi ganez

Nga A2 CNN
20 Janar 2022, 16:09 | Futboll
Tirana nis spastrimet, largohet sulmuesi ganez

Me një skuadër që po dominon kampionatin, duke krijuar distancë sigurie nga rivalët dhe të projektuar drejt titullit, Tirana nis spastrimet. Klubi bardheblu njoftoi prishjen e kontratës me sulmuesin Richard Danso.

Lojtari nga Gana iu bashkua bardhebluve në tetor 2020, por në një vit e gjysmë nuk ka qenë asnjëherë protagonist. Në situatën e krijuar, Tirana dhe 21-vjeçari gjetën marrëveshjen për ndërprerjen me konsensus të bashkëpunimit.

Pas 16 javësh kampionat, Tirana kryeson renditjen me 34 pikë, e ndjekur nga Laçi dhe Kukësi me 28 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos