“Plas” tek United, Cristiano tërbohet pas zëvendësimit

Nga A2 CNN
20 Janar 2022, 11:03 | Futboll

Manchester United nuk ka arritur që ta festojë plotësisht fitoren në transfertë ndaj Brentford, për shkak të “përplasjes” Cristiano Ronaldo-Ralf Ragnick.

Në minutën e 71, kur United kryesonte 2-0, trajneri vendos të nxjerrë nga loja portugezin dhe ish-lojtari i Juves nuk e priti aspak mirë këtë vendim.

Duke dalë nga fusha, CR7 e takoi trajnerin, por më pas hodhi në tokë jelekun dhe tha disa herë “Pse më zëvendësove?”.

Ragnick iu afrua për t’i shpjeguar vendimin e tij, ndërsa në konferencën për shtyp tregoi se çfarë ndodhi: “I thashë që e kuptoj ambicien e tij dhe dëshirën që kishte për të shënuar, por shtova që do të më kuptonte pas disa vitesh, kur të bëhej trajner vetë. I thashë që vendimin e mora për të mirën e ekipit. Me Aston Villa, para disa ditësh, ishim 2-0 dhe na barazuan. Nuk doja që të përsëritej ajo ndeshje dhe mendoj se mora vendimin e duhur”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos