
Lëvizje diplomatike në selinë e Partisë Demokratike, ndërsa punimet në fasadën e saj vijuan që në orët e para të ditës.
Në prag të protestës se thirrur nga mbështetësit e Sali Berishës për largimin e Lulzim Bashës nga zyra e kryetarit më 8 janar, zëvendës ambasadori amerikan në Tiranë, Demian Smith, u fut nga dera e pasme e selisë.
Pas rreth një orë takim më kreun demokrat iku pa një mesazh tjetër publik. Ky takim erdhi pas deklaratave në dyert e selisë nga disa prej anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit, sipas të cilëve më 8 janar PD nuk do jetë bunker, por shtëpia e madhe e lirisë
Nga cepi tjetër i oborrit, Lulzim Basha ktheu kafen e nisur me herët me gazetarë e përfaqësues të zyrës së shtypit, duke dashur të tregojë se qetësia e tij nuk është prishur
Thirrja e radhës kundër Lulzim Bashës nga dyert e mbyllura të PD erdhi nga Forumi Rinor.
Të shtunën e 8 janarit Sali Berisha ka deklaruar se protesta do të jetë paqësore dhe se vendimin e shkarkimit të Lulzim Bashës do ta zbatojë anëtarësia e PD.
Por nga brenda Selisë Blu po përgatiten për çdo skenar, siç ka theksuar në çdo deklaratë të tij Lulzim Basha. (A2 Televizion)