Zëvendësambasadori amerikan viziton selinë e PD

Nga A2 CNN
6 Janar 2022, 12:31 | Politikë

Zëvendësambasadori amerikan, Demian Smith, mbërriti në selinë e PD-së, këtë të enjte. Vizita vjen në një kohë kur një pjesë e deputetëve dhe anëtarësisë së PD kërkojnë largimin e Lulzim Bashës, të cilin nuk e konsiderojnë më kryetar të partisë, pasi e kanë shkarkuar në kuvendin e 11 dhjetorit.

Më herët gjatë ditës, dy grupe të ndryshme u përpoqën të futeshin në selinë e PD-së, por e gjetën derën e mbyllur. Zyrtarisht, sekretari i përgjithshëm, Gazment Bardhi, tha për mediat se në seli po kryhen punime dhe kushdo që dëshiron të futet duhet të njoftojë përmes telefonit administratën.

Më 8 janar, pjesëtarët e PD-së që pretendojnë se e kanë shkarkuar Bashën në kuvendin e 11 dhjetorit, kanë thërritur një protestë para selisë. Sali Berisha, në një intervistë për A2 CNN deklaroi se atë ditë, anëtarësia do të bëjë rolin e përmbaruesit të vendimit dhe do ta nxjerrë Bashën qetësisht nga zyra. Basha dhe një pjesë tjetër e PD-së nuk e njohin kuvendin e 11 dhjetorit. Ata organizuan një tjetër kuvend, më 18 dhjetor, ku votuan për të larguar nga funksionet drejtuese të partisë personat e shpallur “non grata”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/01/06/anetaret-e-komisionit-te-rithemelimit-perpiqen-te-futen-ne-seline-e-pd-basha-i-sheh-nga-kafja-teksa-gjejne-deren-e-mbyllur/
https://a2news.com/2022/01/06/pd-parti-e-rinise-dhe-jo-burg-i-sigurise-se-larte-frpd-thirrje-demokrateve-per-te-protestuar-me-8-janar/

A2 CNN Livestream

Latest Videos