
Diplomati Fatos Tarifa, në studion e “Dita Jonë” në A2 CNN, komentoi takimin e përzemërt të kryeministrit Edi Rama me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, ku u mblodh Komuniteti Politik Europian.
“Edi Ramës i lejohet çdo gjë. Të shkojë me atlete të bardha, me çorape të kuqe... Ai ia ka lejuar vetes këto gjëra. Nuk e di se si të tjerët e shohin. Për mua nuk është serioze”, tha Tarifa.
“Sidoqoftë, nëse kjo i shërben afrimit tonë me Italinë, do të thoja bravo, kjo diplomaci funksionon”, shtoi diplomati. (A2 Televizion)