Sali Berisha në Debat: Po tentojnë të fshehin gjurmët e krimit të 14 majit

Nga A2 CNN
8 Qershor 2023, 21:02 | Politikë
Sali Berisha në Debat: Po tentojnë të fshehin gjurmët e

I ftuar në “Debat” nga Alba Alishani në A2 CNN, Sali Berisha foli edhe për zgjedhjet e 14 majit. Sipas Berishës, po tentohet të fshihen gjurmët e krimit të këtyre zgjedhjeve që sapo kemi lënë pas, ndërsa nuk nguroi të sulmojë edhe administratën publike, që sipas tij, është shndërruar e tëra në atë që ai e quajti “polici politike elektorale”.

“Një makineri gjigante frike është instaluar pasi administrata është shndërruar e tëra në një polici politike elektorale.

Kjo administratë u shndërrua në komisionere, në numëruese, rrethoi qendrat e votimit me tre rrethime duke kontaktuar çdo zgjedhës para se të futej dhe kur dilte.

Ne po bëjmë atë që nuk është bërë deri më sot. Edi Rama nuk i fitoi zgjedhjet e 2021-t, gabon çdo njeri që e mendon këtë gjë, unë mund t’ia faktoj gjithsecilit këtë.

Cili është fakti që kam unë? Janë faturat e thesarit të shtetit, Edi Rama disbursoi nga thesari vetëm në muajin prill në kontot bankare të qytetarëve 93 milionë euro për 4800 familje, në rrethin e Durrësit, Kurbinit, Krujës dhe Lezhës.

Pra, me 90 milion euro të garanton që minimumi 6-7 deputetë bleu.”

SALI BERISHA NË "DEBAT" NGA ALBA ALISHANI

“A i iku koha argumentit zgjedhjet u vodhën?” Përgjigjet Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha u pyet nga gazetarja Alba Alishani edhe në lidhje se nëse argumentit se “zgjedhjet u vodhën”, pas çdo disfate elektorale është ende i vlefshëm për qytetarët dhe demokratët për ta besuar.

Kreu i demokratëve nga ana e Rithemelimit përsëriti disa nga vendimet e qeverisë përpara zgjedhjeve, ku përmendi zarfin me 50 mijë lekë për pensionistët, që sipas tij vrau votën e lirë.

Berisha u shpreh se nuk do të heqë dorë nga e vërteta dhe premtoi se shumë shpejt qytetarët do të dalin në protesta të qëndrueshme për votën e lirë.

“Të mbrosh një të vërtetë nuk duhet të lodhesh kurrë. Në një studio, një analist, kur po i thoja se zarfi për 683 mijë pensionistë me 50 mijë lekë është akt i blerjes së votës pyetja e tij ishte se përse ti nuk e bërë ndonjëherë. Ai që bën një akt të tillë vret votën e lirë. Nuk mund të përdorësh paratë. Unë nuk tërhiqem nga kjo. U tërhoqëm në 2021 dhe kjo gjë u dyfishua. Ne po e faktojmë dhe po iu kërkojmë qytetarëve të dalin të mbrojnë votën në protesta. Do ketë protesta të qëndrueshme”, u shpreh Berisha. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/08/a-i-iku-koha-argumentit-zgjedhjet-u-vodhen-pergjigjet-sali-berisha/
https://a2news.com/2023/06/08/berisha-ja-zhvillimi-dramatik-per-ceshtjen-mcgonigal-qe-e-detyroi-ramen-te-bente-draftin-per-kosoven/

A2 CNN Livestream

Latest Videos