Disa ditë pas dorëheqjes, arrestohet bashkëshorti i ish-kryeministres skoceze

Nga A2 CNN
5 Prill 2023, 11:54 | Bota
Disa ditë pas dorëheqjes, arrestohet bashkëshorti i

Autoritetet në Skoci njoftojnë se kanë vënë në pranga bashkëshortin e ish-kryeministres Nicola Sturgeon, nën akuzën e evazionit fiskal.

58-vjeçari Peter Murrel u arrestua, mëngjesin e së mërkurës, si pjesë e një hetimi që lidhet me financat e Partisë Kombëtare të Skocisë.

Operacioni i policisë për këtë çështje është duke vijuar, ndërkohë që janë kontrolluar banesat e disa zyrtarëve të lartë.

Kujtojmë se disa javë më parë kryeministrja Nicola Sturgeon dha dorëheqjen, në një lëvizje që shumë ekspertë e lidhin me arrestimin e bashkëshortit të saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos