Përleshje në vendin e shenjtë, dalin pamjet e dhunës në xhaminë Al Aksa

Nga A2 CNN
5 Prill 2023, 10:56 | Bota

Mediat ndërkombëtare i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë dhunës së shpërthyeri rishtazi në Jerusalem mes ushtrisë izraelite dhe palestinezëve, këtë herë në xhaminë e shenjtë të Al Aksa.

Ndonëse, në muajin e shenjtë të Ramazanit, ushtria izraelite nuk ka hezituar të hyjë e armatosur në ambientet e xhamisë së mbushur me besimtarë, pasi dyshonte se një pjesë militantësh kishin fshehur brenda saj mjete piroteknike, e mbase dhe armatime.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihet qartë një përballje trup më trup mes forcave ushtarake dhe besimtarëve myslimanë, një pjesë e të cilëve u arrestuan menjëherë.

Fraksioni i armatosur i Hamasit e cilëson si një ngjarje tepër të dhunshme atë që ndodhi në xhaminë e Al Aksa dhe premton hakmarrja kundër Izraelit.

Menjëherë, pas këtij incidenti dhjetëra raketa u lëshuan në drejtim të qyteteve izraelite, të cilat u asgjësuan nga sistemi i mbrojtjes ajrore Dome. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos