











Rita Ora tregoi një unazë të madhe diamanti të shtunën teksa performonte në një klub nate në Londër pasi konfirmoi martesën e saj me Taika Waititi.
Këngëtarja 32-vjeçare mbante në dorën e majtë një unazë me një gur gjigant blu, ndërsa ngjitej në skenë. Po ashtu, ajo kishte edhe një unazë tjetër të madhe në gishtin e saj tregues me një gur të çmuar të verdhë.
Nuk dihet nëse unazat, Ora i ka nga martesa me Waititi-n apo nëse i përdori bizhuteritë verbuese vetëm për performancën.
Këngëtarja shqiptare i ngriti jo pak temperaturat të shtunën mbrëma kur u ngjit në skenë me një fustan të tejdukshëm që linte pak vend për imagjinatën. (A2 Televizion)