Disa informacione që shumë pak nga ju i keni ditur për kukullën Ken dhe si lindi “historia e dashurisë” me Barbie (VIDEO)

Nga A2 CNN
24 Korrik 2023, 19:19 | Lifestyle
Disa informacione që shumë pak nga ju i keni ditur për

Sot pas filmit që ka pushtuar kinematë, të gjithë po flasin për Barbie, kukullën aq shumë të dëshiruar nga çdo vajzë. Mirëpo, shumë pak dimë për të dashurin e saj, Ken.

Për këtë arsye, BBC na sjell disa informacione për Ken, që shumë pak nga ju, i kanë ditur, që nga dita e tij e lindjes, origjina dhe se si nisi “historia e tij e dashurisë” me Barbie. Duhet thënë se kanë pasur edhe një ndarje, për t’u ribashkuar sërish më të lumtur se kurrë.

Çfarë duhet të dini për kukullën Ken?
Ken (shkurtim i Kenneth Carson) u shfaq në hapësirën e lodrave si i dashuri i mundshëm i Barbie dy vjet pas debutimit të saj në 1959.

Dyshja plastike u takuan gjatë xhirimit të reklamës së tyre të parë po atë vit, për Mattel, e cila fliste për historinë e tyre të dashurisë

Emri i tij i plotë është Ken Carson

Ken mban emrin e djalit të themeluesve të Mattel, Ruth dhe Elliott Handler

Ken është shenja e horoskopit Peshk - "ditëlindja e tij zyrtare" është 11 Mars 1961

Keni është dy vjet e dy ditë më i vogël se Barbie

Ken është nga Willoës (fiktiv), Wisconsin

Në vitin 1961, një kukull Ken u shit për 3,50 dollarë

Kukulla e parë Ken kishte veshur mbathje të kuqe, sandale dhe një peshqir të verdhë

Në vitin 1961, u prezantuan dy versione të kukullës Ken, biond dhe brun.

Ken ka një vëlla më të vogël, Tommy

Miku më i mirë i Kenit është Alan

Ken u takua me Barbie në xhirimet e reklamës së tyre të parë televizive së bashku në 1961

Barbie dhe Ken u ndanë në ditën e Shën Valentinit në 2004

Ken bëri një ndryshim në pamje nga stilisti i famshëm Phillip Bloch në 2006

Në verën e vitit 2010, Ken bëri debutimin e tij në ekranin e madh në Toy Story 3, i cili përfshinte më shumë se 50 kostume të ndryshme.

Ken dhe Barbie rindezën romancën e tyre epike në ditën e Shën Valentinit 2011 dhe janë ende çift sot

Më poshtë, videoja nga reklama e parë e Barbie dhe Ken (A2 Televizion)

https://youtu.be/Z5pcyHT838g

A2 CNN Livestream

Latest Videos