All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Shikuesit e vunë re! Gabimi i pafalshëm historik në filmin "Oppenheimer"

Nga A2 CNN
24 Korrik 2023, 17:00 | Lifestyle
All - Paragraf - 1

“Openheimer” është filmi i ditës, me historinë e “babait” të bombës atomike që sillet në jetë nga Christopher Nolan. Regjisori i shumëçmuar njihet për vëmendjen ndaj detajeve, gjë të cilën e ka dëshmuar përmes produksioneve të mëdha që ka ndërmarrë, si "The Dark Knight", "Interstellar" dhe "Inception". Mirëpo, te “Oppenheimer” i ka shpëtuar diçka, të cilën e kanë pikasur shikuesit më të vëmendshëm.

Në një skenë ku Oppenheimer, i luajtur nga Cillian Murphy, është në një turmë spektatorësh që mbajnë flamuj amerikanë, diçka shkoi keq. Shikuesit vunë re një gabim që shkakton një pasaktësi historike të filmit.

All - Paragraf - 3

Sipas tyre, spektatorët kanë në duar një flamur që në atë kohë nuk ekzistonte. Kjo skenë e veçantë sipas atyre që e panë filmin ndodh në vitin 1945. Flamujt në turmë kanë 50 yje, njësoj si shtetet e SHBA-së sot, vetëm se në atë skenë normalisht duhet të kishte 48 yje. Yjet e 49-të dhe të 50-të në konstelacion u shtuan përkatësisht në vitin 1959 dhe 1960 me aneksimin e Alaskës dhe Havait në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos