Disa javë pas helmimit të Navalny, sot në Rusi zhvillohen zgjedhjet lokale

Nga A2 CNN
13 Shtator 2020, 09:29 | Bota
Disa javë pas helmimit të Navalny, sot në Rusi zhvillohen

Votues, pothuajse në të gjithë Rusinë, votojnë sot për zgjedhjet e pjesshme lokale, të cilat shihen si një provë për partinë në pushtet Rusia e Bashkuar.

Gati 160,000 kandidatë garojnë për parlamentet lokale, ndërkohë që në shumë rajone votohet dhe për guvernatorët.

Këto zgjedhje vijnë vetëm disa javë pas helmimit të dyshuar të liderit të opozitës Alexei Navalny. Stafi i tij pretendon se "ky atentat" është bërë me urdhër të presidentit, Putin, por Kremlini mohon çdo përfshirje të mundshme.

Komisioni zgjedhor lejoi votimin e parakohshëm që të premten për shkak të pandemisë, por e diela është dita kryesore për dhjetëra milionë votues.

Këto janë zgjedhjet e para që pas miratimit të ndryshmeve të diskutueshme kushtetuese në korrik që i hapin rrugë Putin të qëndrojë në pushtet deri në 2036. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos