Po qëndronin në makinën e tyre, plagosen rëndë dy zv/sherifë në Los Angeles

Nga A2 CNN
13 Shtator 2020, 08:33 | Bota

Një ngjarje e rëndë është regjistruar të shtunën në një konte të Los Angeles, ku dy zv.sherifë, një burrë dhe një grua, u qëlluan me armë zjarri nga një person i panjohur.

Dy zyrtarët e lartë të policisë po qëndronin në makinën e shërbimit, pranë një stacioni treni në Compton, kur një person iu afrua dritares dhe qëlloi ndaj tyre. Të dy ndodhen në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Motivet e këtij krimi janë ende të paqarta, ndërkohë që momenti i ngjarjes është filmuar nga kamerat e sigurisë të stacionit të trenit. Një ekip i FBI iu është bashkuar hetimeve për identifikimin e autorit dhe kapjen e tij.

Pas kësaj ngjarje reagoi dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump duke deklaruar se kriminelë të këtij lloji duhen goditur ashpër nga forca e ligjit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos