“Disa po i bëjnë nder mazhorancës,” Baçi: Rama po shkon drejt dorëheqjes, kompetencat t’ia kalojë Spiropalit

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2023, 12:20 | Aktualitet

Deputeti demokrat Luan Baçi është shprehur për mikrofonin e A2 CNN se qëllimi i vetëm i opozitës është që të mbahet një mocion me debat me kryeministrin, në të kundërt, sipas tij, nuk ka sens që Kuvendi të kalojë ligje. Kryeministri Edi Rama nuk ndodhet në seancën e sotme plenare dhe përgjegjësinë për t’iu përgjigjur opozitës ia ka deleguar ministres së shtetit Elisa Spiropali. Kjo sipas Bacit, është një indicie se Rama po shkon drejt dorëheqjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos