
Komisioni i Disiplinës ka dënuar me 8 ndeshje pezullim Presidentin e Bylisit, Besnik Kapllanaj, për sjellje antisportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes.
Edhe klubi i Bylisit është dënuar me gjobë 100 000 lekë për dështimin e përmbushjen e përgjegjësive dhe detyrimeve për organizimin e ndeshjes.
Gjithashtu, është paralajmëruar klubi i Vllaznisë, se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e përgjegjësive duke mos respektuar Protokollin Sanitar të FSHF-së dhe Urdhrin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale“Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, do të jetë subjekt i masave disiplinore. (A2 Televizion)