Diskutimet për buxhetin, Braçe: Tavani i borxhit 80% nuk duhet të preket nga asnjë qeveri

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2021, 10:38 | Politikë
Diskutimet për buxhetin, Braçe: Tavani i borxhit 80% nuk duhet

Në ditën e dytë të diskutimeve për projektbuxhetin, ish-zv.kryeministri Erion Braçe pasi numëroi disa nga të mirat e tij, shprehu dhe rezerva për disa çështje.

Braçe u shpreh se tavani prej 80% i borxhit duhet të jetë i paprekshëm dhe shtoi se ajo që e shqetëson është efektiviteti i parasë publike dhe agresioni i korrupsionit mbi to.

“Kemi bërë mirë që investimet janë më të larta se deficiti. Kemi bërë mirë që nisim të ulim borxhin publik në 78.9% nga 80% që duhet të jetë tavani i paprekshëm më për këtë qeveri dhe çdo qeveri tjetër. Pra siç e shihni ka shumë para në buxhet dhe në qarkullim prej tij. Ajo që mua më shqetëson është efektiviteti i parasë publike, politikave mbështetëse, skemave mbështetëse, agresioni i korrupsionit mbi to, transparenca jo e plotë dhe denatyrimi i instrumenteve të rregulluara shumë mirë, si Prokurimi Publik”, u shpreh Braçe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos