Dita Botërore kundër Kancerit, Manastirliu: Vaksina kundër HPV falas për 15 mijë vajza në vit

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2023, 18:51 | Aktualitet
Dita Botërore kundër Kancerit, Manastirliu: Vaksina kundër HPV

Në Ditën Botërore të Luftës Kundër Kancerit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, bëri thirrje për rritjen e ndërgjegjësimit për vaksinimin kundër HPV për mbrojtjen e vajzave ndaj Virusit të Papilomës Humane.

Nga Qendrën Shëndetësore nr.10 në Tiranë, ku pa nga afër procesin e vaksinimit kundër HPV të vajzave 13-vjeçare, Manastirliu tha se 15 mijë vajza në vit përfitojnë nga kjo vaksinë falas.

"Nw fazën e parë të vaksinimit që ne e kosiderojmë dhe një fazë pilot, për të parë përthithjen e vaksinave kundër HPV, kemi arritur që të vaksinojmë mbi 2300 vajza të grupmoshës 13-vjeç. Fokusi dhe targeti ynë është që rreth 15 mijë vajza në vit të vaksinohen me këtë vaksinë dhe besoj se do të ia dalim, falë angazhimit të gjithë strukturave tona", bëri me dije Manastirliu.

Për të përmirësuar trajtimin për sëmundjet tumorale, u instalua akseleratori i tretë në Spitalin Onkologjik në QSUT.

"Jo vetëm që kemi katërfishuar buxhetin përsa i përket trajtimeve për sëmundjet tumorale, por kemi përfshirë praktikat më të mira dhe barna inovatore, të cilat do të vijojmë t’i përfshijmë në strukturat tona spitalore si dhe në skemën e rimbursimit. Nga ana tjetër, ne parashikojmë që të kemi një investim, i cili do të rrisë shtrirjen dhe gamën e shërbimeve të radioterapisë, akseleratorin e tretë në Spitalin Onkologjik në QSUT, që pritet që të instalohet në vitin 2024", tha Manastirliu.

Ministrja tha se është katërfishuar financimi për barnat tumoralë që nga 2013-a, sipas saj kjo ka garantuar jo vetëm terapitë bazë, por edhe terapi të targetuara 100% si herceptina apo patologji të tjera. Manastirliu tha se sot mund të mbulohet 100% trajtimi i plotë me linjën e parë dhe të dytë të mjekimit për 43 diagnoza. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos