Dita e fundit në zyrë, Albin Kurti: Do kthehemi përsëri e shumë shpejt

Nga A2 CNN
3 Qershor 2020, 19:27 | Kosova
Dita e fundit në zyrë, Albin Kurti: Do kthehemi përsëri e

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale pasi Kuvendi miratoi me 61 vota pro qeverinë e re të Avdullah Hotit.

Pasi bëri një rezyme të 4 muajve në krye të qeverisë, Albin Kurti e konsideroi kabinetin e ri qeveritar të paligjshëm, i cili sipas tij u krijua pas një vendimi të papranueshëm të Gjykatës Kushtetuese.

Kreu i Vetëvendosje shprehet se nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit të detyrës te pasardhësi i tij dhe premton se do të rikthehet shumë shpejt në drejtimin e vendit.

Postimi i Albin Kurtit

“Sot janë bërë katër muaj që jam zgjedh kryeministër, kurse nesër s’do të jem më në këtë zyrë. 4 muaj qeverisje e mirë, 39 mbledhje të mira të qeverisë.

213 vendime që e kanë bërë shumë më të mirë politikën në Kosovë. Dua t’ju falënderoj të gjithë juve për mbështetjen, administratën publike për punë, e kabinetin qeveritar për bashkëpunim dhe këshilltarët e mi për sugjerimet e tyre.

Që nga zgjedhjet e 6 tetorit, kemi dëshmuar se jemi partia e parë dhe më e madhe në vend e Kuvend, se subjekti më i madh është VV. Kemi dëshmu që mund të qeverisim pa Listën Serbe e pa u vararur nga ta.

Kemi dëshmu që mund të zvogëlohet kabineti qeveritar, të ulen pagat, e të forcohet shteti demokratik.

Kemi dëshmu se mund të zvogëlohen pagat e qeveritare, se mund të ndalet gjakëderdhja financiare në asflatin e shtrejtë, mund të menaxhohet pandemia pa shpallur gjendje të jashtëzakonshme me sukses shembull.

Kemi dëshmu që mund të vendoset reciprociteti ndaj Serbisë, e të ndihmohet Presheva e Medvegja. Se bordet mund të shkarkohen bordet, kur ata janë familjarë të presidentit.

Kemi dëshmu se diasporës mund t’ia paguajmë Kartonin e Gjelbërt. Aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese është i papranushëm, me atë vendim ata kanë bërë agresion  mbi Kushtetutën e Republikës së Kosovë dhe kanë zhvlerësuar veten e tyre si Gjykatë. Kjo qeveri është e paligjshme, kjo është qeveria koti, ne jemi qeveria alternative.

Nesër nuk do ta bëj pranim –dorëzimin, sepse nuk mund ta pranojë atë që e shkarkova, ndërkohë që edhe u dorëzua te presidenti. Ne vazhdojmë betejën, Do të kthehemi përsëri e shumë shpejtë”, tha Kurti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos