Shembet galeria në një minierë të Kosovës, raportohen viktima

Nga A2 CNN
2 Qershor 2020, 22:29 | Kosova
Shembet galeria në një minierë të Kosovës, raportohen

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një minierë në Kosovë, ku raportohet se dy minatorë kanë humbur jetën.

Aksidenti ka ndodhur në një galeri të Artanës ku minatorët janë zënë poshtë nga një masiv i madh dheu dhe mendohet të kenë humbur jetën.

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerrjen e trupave të pajetë, ndërkohë që minierën e ka vizituar dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, i cili premtoi ndihmë për familjet e viktimave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos