Dita e fundit si president, Meta mesazh shqiptarëve: Nder dhe privilegj të shërbeja për 5 vite në krye të shtetit

Nga A2 CNN
24 Korrik 2022, 08:51 | Politikë
Dita e fundit si president, Meta mesazh shqiptarëve: Nder dhe privilegj

Nder dhe privilegj të jashtëzakonshëm e ka konsideruar Ilir Meta detyrën 5-vjeçare të kreut të shtetit. Në ditën e fundit si President i vendit, Ilir Meta i është drejtuar qytetarëve me një mesazh në Facebook, ku uron më të mirën për kombin dhe për shqiptarët paqe dhe mbarësi.

“Ishte një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të shërbeja këto pesë vite si President i Republikës të Shqipërisë.

Uroj për atdheun dhe kombin tonë më të mirën! Paqe dhe mbarësi për çdo familje shqiptare!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, shkruan Meta në Facebook, shkruan Meta në Facebook, krahas fotos me fëmijët e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos