
Në ditën e përkujtimit të Holokaustit, ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, kujtoi edhe një herë kontributin e shqiptarëve, të cilët i fshehën dhe mbrojtën hebrenjtë e strehuar në vendin tonë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
"Nderojmë kujtimin e miliona hebrenjve të pafajshëm, të vrarë nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por si shqiptarë e hedhim vështrimin nga historia dhe krenohemi me faktin se hebrenjtë u mirëpritën, u strehuan dhe u shpëtuan nga tragjedia prej shqiptarëve, duke fituar edhe titullin e Të drejtët mes Kombeve", tha Xhaçka në një postim në Twitter. (A2 Televizion)