Dita e Rinisë, Basha: 31 vite më pas, jemi përballë diktaturës së korrupsionit

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2021, 09:45 | Politikë
Dita e Rinisë, Basha: 31 vite më pas, jemi përballë

Në ditën e Rinisë, kreu demokrat, Lulzim Basha, përkujton lëvizjen studentore të dhjetorit si ditën që ndau të shkuarën nga e ardhmja dhe ndryshoi përgjithmonë historinë e Shqipërisë. Në mesazhin e tij në rrjetet sociale, Basha thotë se 31 vite më vonë jemi përballë një tjetër diktature, asaj që po varfëron dhe largon shqiptarët

“8 Dhjetori 1990, është dita që ndau të shkuarën nga e ardhmja dhe ndryshoi përgjithmonë historinë e Shqipërisë.

31 vite më vonë, thirrja për Shqipërinë si gjithë Europa, mbetet një kushtrim për të përmbushur amanetin e të rinjve dhe të rejave që sakrifikuan për liri e demokraci, si dhe për të mbajtur gjallë forcën, guximin dhe idealet e Dhjetorit ‘90, përballë një tjetër diktature, që po varfëron dhe largon bijtë dhe bijat e shqiptarëve, atë të korrupsionit. Gëzuar 8 Dhjetorin!”, shkruan Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos