Topalli në Debat: “De facto”, Basha është i shkarkuar, “de jure” do të ndodhë më 11 dhjetor

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2021, 20:48 | Politikë
Topalli në Debat: “De facto”, Basha është i

Në Debat me Alba Alishanin në A2 CNN, Jozefina Topalli, ish-nënkryetare e Partisë Demokratike, foli ndër të tjerë për pritshmërinë në partinë më të madhe opozitare pas kuvendit kombëtar të 11 dhjetorit.

“Data 11 do të ketë legalizimin e ndryshimeve brenda statutit dhe vendosjen e mekanizmave të sigurisë që fenomeni i fillimit të lindjes së autoritarizmit brenda kësaj force politike të mos përsëritet më të ardhmen

 Unë besoj se pas kësaj, një opsion mund të jetë krijimi i një grupi pune për fillimin e një procesi për atë që quhet hapja, bashkimi, forcimi dhe zgjerimi i konsensusit, jo vetëm brenda PD, por përtej. Nuk mbyllet çdo gjë në kuvendin e datës 11, aty nis gjithçka. Do të jetë një proces që do të reformojë jo vetëm të djathtën shqiptare”, u shpreh Topalli.

Por, a mund të shkarkohet Lulzim Basha nga kuvendi kombëtar i PD më 11 dhjetor? “Nëse verifikohen, edhe pse nuk kam dyshim, mazhoranca që merr vendim për kushtetutën, ku një nga nenet është se nëse humb zgjedhjet mbaron mandati i kryetarit, Lulzim Basha është i larguar. Një kryetar qëndron në drejtimin e një force politike apo të një institucioni për sa kohë ai ka mazhorancën. Kjo mazhorancë, të cilën e shohim çdo ditë, por që juridikisht do të verifikohet në datën 11 dhjetor, është kundër fenomenit të Lulzim Bashës. Kështu që de facto, Basha është i shkarkuar, de jure do të ndodhë më 11 dhjetor”, u shpreh Topalli. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/12/07/kriza-ne-pd-gjoni-bekimi-me-i-madh-per-te-majten-e-djathta-duhet-te-ishte-super-e-bashkuar-per-te-rrezuar-ramen/
https://a2news.com/2021/12/07/jozefina-topalli-tregon-ne-debat-dy-sfidat-e-sali-berishes/
https://a2news.com/2021/12/07/foltorja-kikia-rikthimi-i-berishes-ne-krye-te-pd-nuk-do-te-thote-rikthim-i-demokracise/
https://a2news.com/2021/12/07/jozefina-topalli-ne-debat-foltorja-levizja-me-e-fuqishme-e-ketyre-3-dekadave/
https://a2news.com/video/e-ardhmja-politike-e-topallit-rikthehem-ne-pd-vetem-me-nje-kusht/

A2 CNN Livestream

Latest Videos