
“Kriza është shumë e thellë. Foltorja është flaka e ndezur dhe lëvizja më e fuqishme e këtyre 3 dekadave. Nuk kemi parë gjatë kësaj periudhe ushtrim demokracie kaq të fuqishëm si kjo që po ndodh që nga shtatori”.
Kështu u shpreh në Debat me Alba Alishanin në A2 CNN, Jozefina Topalli, ish-nënkryetare e PD, teksa foli për kuvendin kombëtar që pritet të mbahet më 11 dhjetor në Partinë Demokratike.
Topalli vijoi më tej duke thënë se Foltorja është një lëvizje unike politike në llojin e saj. “Një lloj shfaqje të demokracisë në thelbin e saj që i mungonte jetës politike, por në mënyrë të veçantë është si një rreze drite ku njerëzit duhet të besojnë se mund të ketë zhvillime shumë të rëndësishme në Shqipëri. Po jetojmë në krizë legjitimiteti. Është sfiduar demokracia”, u shpreh Topalli. (A2 Televizion)