Në ditën e tretë të vrapimit me dema, në festivalin e famshëm të San Ferminit që mbahet çdo vit në Spanjë, janë regjistruar 7 të plagosur.
Shtatë burra pësuan dëmtime nga demat, me të cilët vrapojnë së bashku përgjatë rrugëve të ngushta të Pamplonës, përpara se demat të dërgohen në arenë.













16 persona kanë vdekur gjatë vrapimit me dema që nga viti 1910. Vdekja e fundit ka ndodhur në vitin 2009.
Demat që vrapojnë gjatë ditës, pasdite vriten në arena nga toreadorët. (A2 Televizion)