Dita e verës në Elbasan, përplasen simpatizantët e Ramës dhe Bashës

Nga A2 CNN
14 Mars 2021, 11:13 | Politikë

Kryeministri Edi Rama dhe Lulzim Basha mbërritën pothuajsë njëkohësisht në qytetin e Elbasanit, për ditën e verës.

Simpatizantët e Partisë Demokratike që kishin rrethuar ambjentet ku ndodhej Lulzim Basha patën një konfrontim me fjalë por dhe fizik ndaj atyre që shoqërinin kryeministrin.

Ndaj kreut të qeverisë u lëshuan thirrje “Rama ik” por ai vazhdoi i pashqetësuar rrugëtimin e tij për tu ndalur së bashku me kandidatët e tij dhe kryebashkiakun Llatja, në një kafene në zonë.

Policia ndërkohë shoqëroi militatët që u konfrontuan. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/03/14/tensionet-ne-elbasan-rama-shfaqje-vulgare-dukeshin-si-100-kopje-te-ilir-metes/

A2 CNN Livestream

Latest Videos