
Ambasadori i OSBE në Tiranë, Vincenzo Del Monaco, zhvilloi një takim ne zyrat e Partisë Republikane me kryetarin Fatmir Mediu.
Ambasadori u interesua për vlerësimin e Partisë Republikane për situatën parazgjedhore dhe shprehu angazhimin dhe mbështetjen e OSBE për zgjedhje të lira dhe të ndershme në 25 Prill, si një moment i rëndësishëm për Shqipërinë dhe rrugën Europiane.
Nga a e tij, kryerepublikani theksoi se “politika konfliktuale e Ramës tenton që të ulë pjesëmarrjen e zgjedhësve.”
“Krimi i organizuar dhe korrupsioni janë jo vetëm prezent, por dhe të angazhuar në intimidimin e votuesve dhe shitblerjen e votave. Administrata shqiptare është nën presionin e qeverisë dhe po përdoret për t’i detyruar ata dhe familjarët e tyre, për të votuar për qeverinë Rama.
Partia Socialiste ka marrë të gjitha të dhënat e qytetarëve, në kundërshtim me ligjin, duke intimiduar apo përdorur votuesit.””, u shpreh Mediu. (A2 Televizion)