“Dita jonë” kujton Marcello Mastroianni-n, aktorin melankolik të kinemasë italiane

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2022, 07:14 | Aktualitet
“Dita jonë” kujton Marcello Mastroianni-n, aktorin melankolik

Marcello Vincenzo Domenico Mastroianni ishte një nga aktorët më të famshëm italianë jashtë Italisë, në vitet gjashtëdhjetë dhe shtatëdhjetë, sidomos për filmat e interpretuar, së bashku me aktoren Sophia Loren dhe për rolet kryesore në filmat e Federico Fellinit.

Dy kryeveprat e Fellinit: “La dolce vita” dhe “8 javë e gjysëm” do t'i japin Marcello Mastroiannit suksesin ndërkombëtar dhe famën e "Latin lover". Në vitin 1961, fimi “Divorzio all'italiana”, një komedi e zezë, mori çmimin për komedinë më të mirë në Festivalin e Kanës dhe fitoi çmimin Oscar për skenarin më të mirë të vitit 1963.

Ai ka fituar shumë çmime si: Bafta, Globin e Artë dhe çmimin Oscar për aktorin më të mirë. Sharmi i tij buronte edhe nga një tipar i veçantë: melankolia e mbuluar me një ndjenjë ndrojtjeje të spikatur. Pak para vdekjes, ai bëri një vetërrëfim në filmin e tij të fundit, i cili konsiderohet nga shumë kritik si testamenti shpirtëror i Marcello Mastroianni-t. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos