
Nga mesi i viteve 50 deri sot, James Dean është objekt i një kulti të vërtetë. Por nëse James Dean kishte nevojë për Hollivudin që të realizonte qëllimin e tij të pashembullt dhe të pandalshëm, edhe Hollivudi kishte nevojë për aktorë si ai. James Dean qëndroi në Hollivud rreth 18 muaj dhe pati kohë të luante vetëm në 3 filma, por pikërisht në këtë hark kaq të ngushtë, revolucionarizoi jo vetëm jetën e miliona adoleshentëve, por edhe stilin e lojës së shumë aktorëve kinematografikë.
Më 30 shtator 1955, pak para mbrëmjes, në autostradën kombëtare në Kaliforni, një Porsche Spider nuk mundi të shmangte përplasjen me një tjetër automjet. Pasoja ishte fatale. Pak orë më vonë, mes pikëllimit të përgjithshëm, filloi të përhapet lajmi se James Dean kishte vdekur. Ishte 24 vjeç. (A2 Televizion)