Java e modës në Paris, "YSL" prezanton koleksion e ri, sugjeron të zezën dhe ullirin

Nga A2 CNN
28 Shtator 2022, 11:06 | Showbiz

Shtëpia franceze e modës, Yves Saint Laurent, pushton Parisin, me sfilatën unike, të ngritur përqark Kullës Eifel, ku në prani të qindra të ftuarve, personalitete të famshme e personazhe të showbizit, stilisti Anthony Vaccarello prezantoi koleksionin e ri pranverë/verë 2023.

Modelet parakaluan me elegancë në pasarelë, qark një shatërvani, teksa binte nata, me të ftuarit që ishin vendosur rreth e përqark.

Takat nuk mungonin në asnjë veshje, me modelet që parakalonin ngadalë, duke prezantuar me hijeshi, fantazinë e YSL, për pranverën e verën e ardhshme.

E bashkë me takat, nuk munguan as byzylykët, vathët e mëdhenj si aksesorë të domosdoshëm apo edhe syzet e diellit.

Yves Saint Laurent i qëndron besnik lukut monokron, me modelet e veshura kryesisht në ngjyrë ulliri apo të zezë, si ngjyrat që nxjerrin më së miri në pah, siluetat e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos