
Winston Churchill ishte politikan britanik, i njohur kryesisht për drejtimin e Britanisë së Madhe, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai gjithashtu shërbeu si Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar në dy raste: mandati i tij i parë filloi në 1940 dhe ai u rikthye në detyrë në 1951.
Një burrë shteti dhe një orator i njohur, Winston Churchill ishte edhe oficer në ushtrinë britanike, historian, fitues i çmimit Nobel për letërsi.
Ai vdiq më 24 janar 1965 në Londër, në moshën 90-vjeçare, në të njëjtën datë, kur u nda nga jeta dhe babai i tij 70 vite më parë. (A2 Televizion)