Dita ndërkombëtare e PAK, barrierat në rrugë dhe institucione që i shkelin të drejtat

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2020, 14:47 | Sociale
Dita ndërkombëtare e PAK, barrierat në rrugë dhe

Flamuri është një ndër personat me aftësi ndryshe, i cili aksesin për të marrë shërbime në institucionet lokale të Durrësit e ka të pamundur.

Ai thotë se asgjë nuk është bërë për këtë kategori personash, madje as plotësimi i nevojave shëndetësore të tyre.

Edhe për Suelën, vështirësitë për të ushtruar aktivitetet e saj të përditshme janë pothuajse të pamundura, ndërsa bën apel që shteti të marrë masa për ta, që të trajtohen si qytetarët e tjerë me të drejta të barabarta.

Data 3 dhjetor është e përcaktuar nga OKB-ja si dita ndërkombëtare e personave me aftësi të kufizuara, por mosrespektimi i të drejtave minimale të tyre në vendin tonë e ka detyruar këtë kategori, që të protestojnë në ditën kushtuar atyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos