Ndoshta do të mbahet mend si fillimi i një historie të re në ekonominë botërore, ose si fillimi i falimentimit spektakolar të një shteti që ndodhet gjithsesi në varfëri, me qindra nuanca të ndryshme në mes të këtyre ekstremeve.
Por në të dy rastet, 7 shtatori do të mbahet mend nga ekonomistët si dita kur një vend i pavarur jo vetëm ka pranuar kriptovalutën më të njohur në botë si mënyrë pagese ligjore, por ka blerë edhe një sasi domethënëse të saj.
Bëhet fjalë për El Salvadorin, vendin e Amerikës Qendrore, nga më problematikët dhe të varfrit në rajon, presidenti i të cilit, Nayib Bukele është një mbështetës i hershëm i tyre.
Sipas Bukele, “për herë të parë në histori sytë e gjithë botës janë nga El Salvadori”, por përtej reklamës presidenti mendon se përfitimet ekonomike për këtë vendim të paprecedent mund të jenë të shumtë për vendin e tij.
El Salvadori ështëvendi i parë në botë që ka pranuar Bitcoin si mënyrë pagese ligjore, dhe ka blerë edhe një sasi domethënëse të saj Presidenti i vendit, Nayib Bukele është një mbështetës i hershëm i tyre, dhe mendon se përfitimet ekonomike për këtë vendim të paprecedent mund të jenë të shumtë për vendin e tij Përdorimi i Bitcoin sipas tij do të krijonte një kursim prej 400 milionë dollarësh vetëm nga komisionet e remitancave, 22% e GDP-së në vend Në El Salvador kanë filluar të jenë aktive disa aparate që pranojnë bitcoin duke e shkëmbyer me dollarë amerikanë Shqetësime vijnë nga fakti që vendi mund të shndërrohet në një lavatriçe gjigante e parave të pista, në një vend të njohur për korrupsionin dhe praninë e bandave të rrezikshme kriminale Ndryshimi i shpejtë i vlerës së tij mund të krijoi dëme të pariparueshme për fondet publike. Diçka që ka futur në alarm një shtresë të popullatës që ka filluar të protestojë në rrugë kundër bitcoinit
Pjesë e rëndësishme e ekonomisë së vendit janë remitancat, që përbëjnë rreth 22% të GDP-së, 5.9 miliardë dollarë në vitin e kaluar. Përdorimi i Bitcoin sipas tij do të krijonte një kursim prej 400 milionë dollarësh vetëm nga komisionet, por do të sillte drejt vendit edhe një lum parash nga vendet e tjera që besojnë në tregun e kriptomonedhave.
Por është pikërisht kjo sasi parash që shqetëson FMN-në, me Fondin Monetar që e ka cilësuar vendimin e Bukeles si një hap “tepër të gjatë” për ekonominë e vendit. Shqetësimet më të mëdha vijnë nga fakti që El Salvadori mund të shndërrohet në një lavatriçe gjigante dhe e pavarur e parave të pista nga burimet më të ndryshme, që mund të vërshojnë në një vend të njohur për korrupsionin dhe praninë e bandave të rrezikshme kriminale.
Në El Salvador kanë filluar të jenë aktive disa aparate që pranojnë bitcoin duke e shkëmbyer me dollarë amerikanë, që prej dy dekadash është monedha në përdorim në atë vend, por ekspertët paralajmërojnë që të bazosh politike shtetërore mbi kriptomonedha mund të jetë e rrezikshme.
El Salvadori pranoi se ditën e djeshme ka blerë 400 bitcoin me vlerën totale të 21 milionë dollarëve, por ndryshimi i shpejtë i vlerës së tij mund të krijoi dëme të pariparueshme për fondet publike. Diçka që ka futur në alarm edhe një shtresë e popullatës që ka filluar të protestojë në rrugë kundër bitcoinit. (A2 Televizion)