Ditëlindja kthehet në tragjedi, viktima dhe të plagosur në SHBA

Nga A2 CNN
16 Prill 2023, 15:58 | Bota
Ditëlindja kthehet në tragjedi, viktima dhe të plagosur në

Një tjetër tragjedi me armë është shënuar në SHBA. Të paktën 4 adoleshentë u vranë gjatë të shtënave me armë zjarri në një festë ditëlindjeje në Dadeville në Alabama dhe më shumë se njëzet persona u plagosën.

Policia ende nuk ka konfirmuar numrin e viktimave apo nëse vrasësi është arrestuar.

Nga të dhënat paraprake mësohet se shkak i të shtënave në festën e ditëlindjes së një adoleshenti ka qenë një konflikt i çastit.

Autoritetet i bëjnë thirrje kujtdo që ka informacion të kontaktojë Policinë e Dadeville ose Zyrën e Sherifit të Qarkut Tallapoosa.

Gjithashtu mbrëmë, dy studentë u plagosën në një të shtëna në kampusin e Universitetit Lincoln në Pensilvani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos