Zjarr në një bllok banimi në Dubai, 16 viktima

Nga A2 CNN
16 Prill 2023, 14:43 | Bota
Zjarr në një bllok banimi në Dubai, 16 viktima

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe nëntë të tjerë kanë mbetur të lënduar pas një zjarri në një bllok banimi në Dubai.

Mediat në vend raportojnë se zjarri ra në zonën Al-Ras, një nga pjesët më të vjetra në Dubai që strehon shumë emigrantë dhe tregtarë.

Vatra e zjarrit u aktivizua në katin e katërt të ndërtesës me pesë kate. Sipas Mbrojtjes Civile të Dubait, zjarri u shkaktua nga kushtet teknike jashtë standardeve të  ndërtesës.

Zona Al-Ras ndodhet afër tregjeve të arit dhe erëzave të qytetit, të cilat janë atraksione të njohura turistike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos