Të paktën 15 persona mbetën të plagosur në Malibu, pasi ballkoni i një shtëpie u shemb për shkak të numrit të madh të personave që qëndronin mbi të.
Shtëpia e plazhit ishte dhënë me qira në Vrbo për fundjavën dhe kishte një kapacitet prej 6 personash, por në momentin e ngjarjes brenda saj ishin 30 njerëz që festonin një ditëlindje.
15 persona ranë nga një lartësi prej 5-7 metrash mbi shkëmbinj dhe dy prej tyre ndodhen në spital në gjendje kritike për jetën. (A2 Televizion)