"Ditët e kujtesës", Korça përkujton viktimat dhe të përndjekurit gjatë diktaturës

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2022, 13:24 | Aktualitet
"Ditët e kujtesës", Korça përkujton viktimat dhe

"Ditët e Kujtesës" për viktimat dhe të përndjekurit e sistemit komunist u ndalën në Korçë. Në këtë qark ka pasur shumë të burgosur dhe internuar por në ekspozitë janë sjellë një pjesë e tyre, bashkëme rrethin e ngushtë shoqëror korçar të Enverit të cilët më pas i ekzekutoi të gjithë.

 Sipas studiueses Jonila Godoles ky rrugëtim në çdo qytet të Shqipërisë bëhet me qëllim që asgjë të mos harrohet dhe brezi i ri të mësojë se çfarë komunizmi ka shkaktuar.

Godole shkon më tej kur thotë se në 30 vite asnjë qeveri nuk ka pasur vizionin e duhur për këtë shtresë, që nga dhënia e dëmshpërblimeve apo deri tek muzealizimi i zonave të torturës.

Paralelisht me ekspozitën plotësohet edhe formulari i dekomunistizimit si një formë kërkese për të ndalur njëherë e përgjithmonë shfaqjen e portretit të Enver Hoxhës apo aktiviteteve që përkujtojnë atë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos